Adil Behramaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ka postuar një fotografi të vitit 2014 në facebook, së bashku me ish- presidentin Thaçi.

Në atë kohë Hashim Thaçi ishte kryetar i PDK-së, raporton Ballkani.info

“Koha kur unë, Edi e Artani ishim djem të rinj dhe ky afër i palonte i vetëm të gjithë kundërshtarët politikë.” ka shkruar ai.

Kujtojmë se Thaçi dha dorëheqje nga PDK-ja pas 17 vjet drejtimi të saj. Zyrtarisht drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e mori në maj 2016. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Koha kur unë, Edi e Artani ishim djem të rinj dhe ky afër i palonte i vetëm të gjithë kundërshtarët politikë.

Misioni i Ri, 2014