Trupi i pajetë në IML është i Faton Hajrizit.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline, nga avokati i familjes së Faton Hajrizit, Arianit Koci.

Ai në një prononcim tha se e ka parë trupin e Fatonit dhe se gjendja e trupit është jo e mirë.

Të pranishëm në procesin e autopsisë janë prokurori dhe avokati i familjes Hajrizi.