Lajmi i fundit

Klinaku thotë se Haga e ka liruar Gucatin

Hysni Gucati është liruar nga Gjykata Speciale e Hagës.

 Këtë e ka konfirmuar për T7 Faton Klinaku nga OVL-UÇK-së.

Dje kam biseduar me avokatët dhe më kanë treguar që është marrë vendimi për lirimin e Hysni Gucatit. Ai pritet të vije në Kosovë javën e ardhshme”, ka thënë Klinaku për T7.

Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.