Arsenal

Klauzola e Lacazette, e dëmshme për Arsenalin

Alexandre Lacazette ka një klauzolë shumë të çuditshme me skuadrën e tij, Arsenal.

Sulmuesi mbërriti në Londër në verën e 2017-ës për shifrën e 51 milionë funteve, me çka nënshkroi kontratë pesë vjeçare me skuadrën të drejtuar atëbotë nga Arsene Wenger.

Sipas The Sun, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, lojtarit iu vendos një klauzolë sipas së cilës lojtari mund të largohet nga “Emirates Stadium” në rast se skuadra nuk arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Ky sezon nuk nisi aspak mirë për Topçinjtë të cilët paten shumë vështirësi në krijimin e konsistencës, por me ardhjen e Mikel Artetas gjërat kanë ndryshuar pozitivisht në kampin londinez.

13-herë kampionët evropianë janë e vetmja skuadër angleze e pamposhtur në të gjitha garat këtë vit, me çka ka krijuar një frymë pozitive brenda skuadrës.

Sidoqoftë, Topçinjtë gjenden ende në poziten e nëntë, por distanca mes tyre dhe vendit që dërgon në Ligën e Kampionëve është zvogëluar ndjeshëm në vetëm katër pikë.

Gara për një vend në kompeticion do të jetë një motiv i dyfishtë për skuadrën nga Londra, e cila do të tentojë që assesi të mos privohet nga shërbimet e sulmuesit francez.