KKAFZHK i bashkohet protestës kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK) do të marrin pjesë në protestën e organizuar nesër në Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Përmes një njoftimi për media thotë se arsyet për të protestuar janë të shumta por “ne familjarët e të zhdukurve dhe aktivit të KKAFZHK-së do t’i bashkangjitemi kësaj proteste dhe do të shprehim indinjatën tonë për mos veprim të kësaj Gjykate, ndaj kryerësve të Krimeve të Luftës: Forcave Policore dhe ushtarake të ish- Jugosllavisë Federale-Republikës së Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë”.

Përveç shoqërisë civile, kësaj proteste do t’i  bashkëngjiten edhe Veteranët e OVL-UÇK-së.

Kujtojmë se kjo proceset është thirrur nga Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt.