Kjo video dëshmon se i gjithë njerëzimi mund të mbetet pa punë, krijohet spikerja robot që i lexon lajmet 24 orë pa ndërprerje

Koreja e Jugut tani ka një prezantuese lajmesh me fuqi të teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI), që është e aftë të punojë 24 orë në 7 ditë të javës.

Kanali kabllor MBN, u bë transmetuesi i parë në Kore të Jugut që ka përsëritur praktikisht një nga prezantuesit e lajmeve me AI dhe që raportoi lajmet me këtë teknologji, shkruan Says.

MBN e ka kthyer prezantuesen e saj të lajmeve, Kim Ju-ha në një entitet me inteligjencë artificiale i cili është plotësisht i kontrollueshëm nga kompania.

Thuhet se prezantuesja e lajmeve virtuale – e dubluar si AI Kim – është pothuajse identike me homologen e saj njerëzor si nga pamja, nuanca dhe tingulli i zërit të saj.

Madje edhe shprehia e zakonshme e Kim me stilolapsin gjatë raportimit dhe gjestet e tjera të vogla janë imituar për ta bërë AI-në sa më të përsosur.

“Unë u krijova duke mësuar dhe studiuar për 10 orë videot e Kim Ju-Ha, duke ia mësuar detajet e zërit të saj, mënyrën si flet ajo, mimikën e fytyrës, mënyrën se si lëvizin buzët e saj dhe mënyrën si lëvizë trupi i saj.”, tha AI Kim.

Ajo madje shtoi se është në gjendje që t’i raportojë lajmet saktësisht në mënyrën që do të bënte Kim Ju-ha e vërtetë.

Një zyrtar i MBN tha se përdorimi i teknologjisë do të “mundësojë shpërndarjen e shpejtë të lajmeve në kohë emergjente për 24 orë pa ndërprerje”, raportoi The Korean Bizëire.

Një studim i fundit zbuloi se më shumë se 85 milion vende pune do të jenë të tepërta në pesë vitet e ardhshme për shkak të automatizimit.

Duket sikur nuk mund ta mohojmë më parashikimin pasi edhe puna e një prezantuesi lajmesh është automatizuar në Korenë e Jugut tani.