Migrena

Kjo grua zbulon metodën fantastike që zhduk dhimbjen e migrenës në pak minuta, i ka ardhur në ndihmë të gjithëve

Migrena, e cila është një dhimbje koke tepër e dhimbshme, klasifikohet e treta në top listën e sëmundjeve më të zakonshme në botë. Derisa barnat dhe suplementet janë zakonisht zgjidhja e emergjencës, ato mund të mos jenë gjithmonë të disponueshme kur një migrenë godet. Për fat të mirë, një grua nga Indiana pretendon se ka gjetur një mënyrë të shpejtë për të hequr qafe dhimbjen e migrenës me vetëm një vegël shtëpiake! Ne kuptojmë se sa e tmerrshme mund të jetë dhimbja e migrenës, prandaj jemi këtu për të ndarë këtë metodë të re me ju me shpresë për t’ju ndihmuar nga një ditë të rrënuar për shkak të migrenës.

Pas vuajtjes së dhimbjes së kokës për më shumë se 12 orë, Elizabeth Hayes, nga Indiana, vendosi të kërkojë lehtësim nga dhimbja e saj. Megjithatë, pasi u përpoq me disa ilaçe kundër dhimbjeve dhe mjeteve rrethanore në shtëpi, dhimbja e saj vazhdonte ende. Kështu ajo i mori gjërat në kontroll vetë dhe u përpoq të gjente një zgjidhjeje të ndryshme nga çfare është aplikuar më parë për të parandaluar dhimbjen e shkaktuar nga migrena. Në kërkimin e saj përmes internetit, Elizabeta gjeti një pajisje të veçantë për të kuruar migrenën përmes shkencës së akupresionit.

Megjithatë, duke mos pasur kohë për të porositur pajisjen në internet, ajo gjeti një zëvendësim duke përdorur diçka që shumica prej nesh e kemi në shtëpitë tona – kapëse që përdoret për të nderë rrobat apo edhe për produkte ushqimore. Duke kapur me kapëse hapësirën midis gishtit të madh dhe gishtit tregues, dhimbja e saj u përgjysmua në vetëm 20 minuta. E çliruar dhe e befasuar nga ky zbulim, Elizabeta shpejt ndau përvojën në faqen e saj në Facebook për të ndihmuar të sëmurët e tjerë të migrenës. Postimi i saj shpejt shkoi viral. Shumë komentuan se e kishin provuar këtë metodë më para, dhe jo vetëm me një kapëse ushqimore apo rrobash, por me ndonjë objekt çfrëdo që aplikon presion në zonën midis gishtit të madh dhe gishtit tregues.