Kjo është vajza e re që iu bashkua “Për’puthen”

Emisioni i dashurisë “Për’puthen” ka filluar sezonin e tretë, ndërsa gjatë mbrëmjes së kaluar në “Prime”, iu bashkua edhe një vajzë e re.

Antonia Gjoka është 24-vjeçarja nga Tirana, e cila aktualisht punon në një kompani Real Estate Agent.

Por kjo hyrje solli edhe tension midis vajzës së re dhe Alvisës.

“Kam dy preferenca. Bashkimin dhe Brunon. Kjo nuk do të thotë që penalizoj meshkujt e tjerë jam për ti njohur të gjithë, Vajzat janë më të bukura live sesa në ekran. Nuk shoh konkurrencë, nuk e ndjej nga vajzat e ndjej më shumë me veten”, tha Antonia.

 “E ke problemin me veten?”, reagoi Alvisa pas fjalëve të Antonias.

“Jo nuk kam probleme me veten. Alvisës i sugjeroj të mos përdorë gurat e fundit se është vetëm fillimi”, u shpreh Antonia.

“Kush janë gurat e mi, mos fol kur nuk e di. Të paktën më thuaj kush janë”, tha Alvisa.

“Me kalimin e kohës do ta marrësh vesh”, përfundoi Antonia.