Kjo është situata aktuale në veri

Në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, disa grupe të serbëve lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Ata e kanë ndërmarrë këtë veprim pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ashtu si edhe ata nga komuniteti ndërkombëtar kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave.