Kjo është shqiptaro – amerikania e talentuar, për të cilën flet e gjithë Amerika (VIDEO)

Është vetëm 12 vjeçare dhe emrin artistik e ka Dj Kool Flash, është një nga vajzat më të talentuara që ka Amerika sot.

Vajza e cila e ka nënën shqiptare nga Tirana, dhe të atin amerikan, është duke pasur suksese të jashtëzakonshme në muzikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ëma e saj nuk dëshiron që t`ia bëjë publik emrin e vërtetë, pasi që vajza e saj njihet me këtë emër dhe për momentin nuk dëshiron t`i publikohet emri pasi mund ta demantojë në karrierë, të cilën e ka filluar me shumë sukses thotë ajo.

Dj Kool Flash, është shpallur kampione në “DJ Battle U.S. për New York City” dhe po ashtu ka marrë pjesë në disa nga eventet më të mëdha që mbahen në Amerikë ku ka dal si triumfuese.

Ajo ka një etikë të madhe pune thonë mediat amerikane.

DJ Kool Flash praktikon çdo ditë me orë të tëra punën si Dj. Pasi puna e saj në shkollë është në pasditen e hershme, ajo tha se shpenzon pjesën tjetër të ditës duke praktikuar aftësitë e saj të DJ.

Vajza shqiptare amerikane, ka marrë pjesë edhe disa prej emisioneve më të shikuara në Amerikë ku i ka befasuar për të mirë të gjithë me talentin e saj.

Ajo është një shpirt i dashur thotë nëna e saj.

“Vajza ime është një e dashur dhe çdo gjë e bën më shumë pasion” thotë nëna e 12 vjeçares.