Të hënën Kuvendi me 66 vota pro ka formuar qeverinë e re, në krye me Albin Kurtin.

Kurti dje ka emëruar 15 ministrat e koalicionit LVV-LDK dhe të minoriteteve.

Arben Vitia i cili është emëruar ministër i Shëndetësisë, duket se nuk qëndron keq ekonomikisht.

Vitia i Agjencinë Kundër Korrupsion i ka të deklaruara si pasuri të paluajtshme një truall dhe një shtëpi për të cilat ka thënë se i ka trashëguar shkruan lajmi.net.

Shtëpia që ai posedon arrinë vlerën e 150 mijë eurove ndërsa trualli 250 mijë.

Ai posedon dy vetura. ‘Mazda’ i ka kushtuar atij 12 mijë euro për të cilën thotë se e ka blerë me kursime dhe huamarrje, ndërsa vetura e tipit ‘Suzuki’ e cila i takon bashëkshoretes së tij, kap vlerën e 15 mijë eurove. Këtë të fundit Vitia ka deklaruar se e ka blerë me kredi.

Para të gatshme në bankë, ai ka vetëm 1 mijë euro.