Kjo është oferta e Milanit për Piatekun

Milani është në bisedime me Genoan dhe agjentin e sulmuesit polak, Kszysztof Piatek, ku me ardhjen e tij, Gonzalo Higuain do të kalonte te Chelsea e Alvaro Morata te Atletico Madrid.

Mediat italiane thonë se drejtorit sportiv i Milanit, Leonardo, është takuar sot me agjentin e Piatek, për t’ia paraqitur ofertën atij.

Oferta është që sulmuesi polak të huazohet në Milan deri në fund të këtij stinori, me obligim blerje për 40 milionë euro plus bonuse në bazë të paraqitjeve të tij deri në fund të stinorit.

Kur Milani t’i siguron shërbimet e Piatek, atëherë Higuain do të shkojë në Chelsea si i huazuar për t’u blerë prej Juventusit për 36 milionë euro.

Pastaj, Chelsea do ta shes Alvaro Moratan te Atletico Madridi, ku marrëveshja thuhet se është arritur tashmë.