Kjo është modelja që pozoi nudo në xhaminë e famshme të Stambollit FOTO+18
Modelja e Playboy, Marisa Papen mund të përballet me deri tre vite burg në Turqi, për realizimin e disa fotove nudo në disa nga vendet më të famshme të shtetit.
Modelja shokuese bëri nëpërkëmbje duke pozuar e zhveshur në njërën nga Xhamitë më të famshme të Stambollit.
Por zyra e prokurorit publik ka lëshuar një urdhër arresti për aktin e dënueshëm dhe poshtërimin e sovranitetit të shtetit, transmetojnë mediat turke.
Urdhri i arrestit raportohet se tani është lëshuar, kështu që autoritetet turke mund të marrin deklaratën e saj në lidhje me incidentet nën hetim.
Kjo nuk është hera e parë që Papen ka provokuar me fotografitë e saj lakuriq.
26-vjeçarja bëri bujë në të gjithë botën për polemikat e saj antifetare, të cilat përfshinin poza nudo me një kryqëzim gjigant në Vatikan.
Vitin e kaluar, ajo shkaktoi një stuhi në internet për festimin e zjarrit të “Notre Dame” në Paris.
Ajo gjithashtu shkaktoi zemërim në Izrael pasi pozoi para Murit të Vajit në Jeruzalem.
Gjithashtu u bë kryetitull në mbarë botën pasi u burgos për poza lakuriq në kompleksin e lashtë të tempujve në Karnak afër qytetit egjiptian të Luxor.
Ajo ende nuk ka dhënë koment për sa i përket hetimeve Turke.