Kjo është këngëtarja shqiptare që parashikoi suksesin e Gjonit

Gjoni Muharremaj ka arritur ti bëj krenarë të gjithë shqiptarët me suksesin e tij në Eurovision.

Ai fitoi vendin e tretë në këtë farë të madhe, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, ka pasur të tillë që suksesin e tij e kishin parashikuar kur kishte marrë pjesë në “Albanian Got Talent”.

Këngëtarja shqiptare Rovena Dilo e cila ishte pjesë e jurisë kishte thënë komplimente të mëdha kandidatit.

“Gjon emri jot është një emër i vjetër shqiptar dhe unë jam e gëzuar që ti ke këtë emër sepse siç e mban sot me dinjitet ke për ta mbajtur gjithmonë, do na nderosh po të vazhdosh të punosh kështu” kishte thënë Rovena.

Dhe doli siç kishte thënë ajo, e këtë e ritregoj edhe me anë të një postimi në Instagram.

“Kam deshire te them dy fjalë meqë ky moment nga Albania Got Talent u bë pothuajse viral dje! Falenderoj te gjithë ata qe e kanë rikujtuar këtë moment, sidomos për hir të Gjonit !

Është e vërtetë që në AGT ai shkëlqeu,ishte zëri më i mirë dhe mori vendin e dytë.

Une dhe kolegët e mi Armend Rexhepagiqi dhe Altin Basha e kemi vlerësuar maksimalisht dhe kemi besuar qe ai ishte një talent. Por ajo qe mendova atëhere dhe jam e bindur edhe sot është se Gjonin e bën të mrekullushëm në talentin e tij jo vetem zëri i bukur dhe teknika që ka fituar me pune e zgjuarsi por ndjeshmëria tij e lartë dhe përcjellja e emocionit.

Sinqeriteti dhe thjeshtësia e tij do ta ndihmojnë të fitojë çdo zemër!

Lart e më lart Gjon Muharremaj!

Të duam!”