Kjo është këngëtarja që do të këndojë në hapje të Urës së Ibrit

Është zbuluar emri i këngëtares me famë botërore që mund të performojë në hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Por ajo nuk është amerikane e as angleze siç kishte njoftuar ditë më parë kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Një koncert i madh  pritet të organizohet për hapjen e urës në Mitrovicë.

Klan Kosova raporton se këngëtarja e cila pritet të performojë atë ditë në të cilën do të bëhet hapja zyrtare e Urës së Ibrit, është Shakira, emër i njohur ky në botën e showbizit dhe më gjerë.

Lajmin se një këngëtare e famshme do të ftohet të këndojë e dha ditë më parë kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut Agim Bahtiri.

Por ai kishte paralajmëruar se këngëtarja emri i së cilët pritet t’i vendoset urës nuk është amerikane apo angleze siç parlajmëroi Bahtiri.

Shakira është e lindur në Kolumbi, shtet në bregun veriperëndimor të Amerikës së Jugut.

Lajmin se ura do të hapet me koncert, e dha sot zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nëpërmjet Facebookut.

“Po ashtu biseduam edhe për çështjen e hapjes të Urës së Ibrit, revitalizimi i së cilës ka përfunduar tashmë, dhe u dakorduam që hapja të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit”, ka shkruar Pacolli në Facebook pas takimit me Bahtirin.

Për koncertin ditë më parë BE e cila ka financuar revitalizimin tha se nuk kishte njohuri.

Hapja e Urës së Ibrit tash e sa vjet është bërë temë e nxehtë e krejt politike. Kryetarët e dy pjesëve të qytetit, njëri shqiptar e tjetri serb, assesi të pajtohen për lirimin e qarkullimit normal mbi të të njerëzve dhe makinave.

Serbët lokal kërkojnë nënshkrimin e memorandumit për kufirin administrativ.

Komuna e Mitrovicës e cila administrativisht është e ndarë në jug dhe në veri nuk e ka të përcaktuar vijën administrative. Kjo sipas serbëve duhet të jetë lumi Ibër ndërkaq pala tjetër kundërshton kategorikisht.

Me firmosjen e ujdisë, vendbanime si Suhodolli, Gushanci e Binarci të barnuar më shumicë shqiptare do të shkonin nën administrimin e komunës në veri. Kjo e fundit është produkt e pakos së Marti Ahtisarit mbi të cilën Kosova shpalli pavarësinë.