Kjo është gjendja shëndetësore e Vjosa Osmanit, tregon stafi

Dje gjatë ditës, u.d e presidentit Vjosa Osmani ka njoftuar përmes Facebook’ut se është infektuar me COVID 19.

Këshilltari për media i u.d të presidentit, Bekim Kupina ka thënë se kabineti në presidencë dhe në Kuvend po vazhdon punën normalisht.

Se cila është gjendja shëndetësore e Osmanit ka bërë të ditur këshilltari për media i u.d të presidentit Bekim Kupina.

Kupina ka thënë për Express se Osmani është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon që t’i kryejë obligimet kushtetuese.