Kjo është gjendja shëndetësore e Maradonës

Legjenda e futbollit, Diego Maradona, pritet të dërgohet në shtëpi në orët e ardhshme.

Më parë u raportua se Maradona është dërguar në një spital në Buenos Aires, pasi që kishte gjakderdhje në zorrë.

Sidoqoftë, një informacion i ri është publikuar, dhe thotë se Maradona është në gjendje të mirë, dhe do të dërgohet në shtëpi para përfundimit të kësaj dite.