Kjo është gjendja e Messit pas përplasjes me Smalling
Fitorja minimale 0-1 në Old Trafford është rezultat i mirë për Barcelonës, mirëpo Lionel Messi pësoi në një duel me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Chris Smallingun.
Qendërmbrojtësi i “Djajve të kuq”, Chris Smalling, ishte treguar optimist para ndeshjes për përballjen me pesë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, duke thënë: “Ma sillni atë këtu”.
Gjatë ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 0-2 për katalanasit, Smalling e dëshmoi se me të vërtetë e kishte ndërmend ta ndalte argjentinasin, në çfarëdo mënyrë. Ai e gjakosi Messin në pjesën e parë.
Trajneri Ernesto Valverde e pranoi se ende nuk e di shkallën e problemit, mirëpo gjithçka do të mësohet sot.
“Messi nuk po ndihej rehat pas goditjes. Ne duhet ta ekzaminojnë atë nesër për ta parë se si është. Ai u tregua i fortë, por e ka një hapje të vërejtshme”.
Barcelona e mori këtë rezultat të mirë në “Old Trafford” përkundër paraqitjes jobindëse, pasi që “Djajtë e kuq” nuk u treguan aspak të saktë në fazën e sulmit. Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 16 prill në Camp Nou.