Kjo është gjendja e Maradonës pas operimit

Legjenda e Napolit, Diego Armando Maradona është duke u riaftësuar pas një operacioni të suksesshëm në stomak.
Heroi argjentinas ishte dërguar me urgjencë në spital javën e kaluar për shkak të gjakderdhjes së brendshme, e cila ishte shkaktuar nga operimet e tjera në hernien e barkut, transmeton Gazeta Express.

Ai u operua dy herë për të humbur peshë në vitet 2005 dhe 2015, për shkak të mbipeshës.

Klinika Olivos në Beunos Aires ka konfirmuar përmes një komunikate se operacioni për ndreqjen e hernies së barkut qe i suksesshëm dhe zgjati rreth një orë.

“Tani, ne shpresojmë se Diego mund ta rimarrë veten dhe t’i kthehet punës sa më shpejt”, tha avokati i tij Matias Morla.

Maradona momentalisht është trajner i klubit meksikan Dorados de Sinaloa.