Kjo është e dashura e re modele e Isaac dhe Dua do të bëhet xheloze (FOTO)

Edhe ish-i dashuri i Dua Lipës duket se po ka kaluar shpejtë fazën e ndarjes nga këngëtarja.

Medita angleze shkruajnë se Isaac Carew tashmo po shoqërohet me modelen e re me emrin Georgia Fowler.

Ai madje ka postuar disa fotografi të saj në profilin e tij në Instagram, ku dyshja shihet duke drekuar bashkë.

Këto postime vijnë pak ditë pas raportimeve se Dua po shoqërohet me vëllain e vogël të motrave Hadid, modelin Anwar Hadid.

Nuk dihet nëse ka diçka më shumë se shoqëri mes Issac dhe Georgia, por dyshja kanë ngjallur dyshime të mëdha.

Dua dhe Isaac janë ndarë gjatë muajit të kaluar pas shumë vitesh lidhje e ndarje, e po flitet se këtë herë kjo ndarje është definitive.

Ndryshe, këngëtarja po qëndron shumicën e kohës në Los Angeles, ku po punon për pëfundimin e albumit të dytë dhe kështu e ka rastin të takohet më shpesh me Anwar.