Njerëzit janë të vetëdijshëm për problemet e fatkeqësive natyrore dhe në përputhje me rrethanat reagojnë shpejt ndaj tyre. Megjithatë, disa fatkeqësi nuk ndodhin papritur, nuk kanë një moment fillimi të përcaktuar saktësisht dhe shkatërrimi që shkaktojnë nuk është menjëherë i dukshëm.
Një nga këto është katastrofa demografike, e cila është përhapur në mbarë botën. Nga Evropa, Kina, Amerika e Veriut e deri te Japonia dhe Australia, madje edhe pjesa më e madhe e shteteve myslimane dikur të qëndrueshme demografike të Lindjes së Mesme, katastrofa demografike duket se po i vjen të gjithëve. Përjashtim bëjnë vetëm Afrika dhe disa vende të Azisë Qendrore, shkruna index.hr, transmeton Ballkani.info.
Kroacia është një nga vendet më të goditura në Evropë, banorët e saj tashmë janë ndër më të vjetërit dhe situata vetëm do të përkeqësohet.
Askush nuk ka arritur ende të ndalojë, ngadalësojë apo zbusë tendencat e këqija demografike. Një nga shenjat më të dukshme të një fatkeqësie demografike është plakja e popullsisë, e cila reflektohet në rritjen e përqindjes së popullsisë së moshuar dhe zvogëlimin e përqindjes së popullsisë së re në totalin e popullsisë.

Mosha mesatare e kosovarëve në vitin 1964
Sipas të dhënave të OKB-së, në vitin 1964 mosha mesatare e popullsisë së Evropës, pra numri i viteve të jetës në të cilat saktësisht gjysma e popullsisë është më e re dhe gjysma më e vjetër, ishte 29.8 vjeç. Në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar ajo ishte rritur në 34 vjet, në fillim të këtij shekulli në 37, në vitin 2010 i kaloi 40 vjet, ndërsa sot është 42.5 vjet.
Kroacia është ndër vendet më të prekura nga plakja e popullsisë. Nuk ka asnjë tregues se ky trend do të ndalet, kështu që në vitin 2060 çdo i dyti në Kroaci do të jetë 51 vjeç e lart. Kjo është 20 vjet më shumë se në vitin 1964.
Evropa po bëhet një kontinent i të moshuarve
Situata më e keqe në Evropë për sa i përket plakjes së popullsisë është në Spanjë, Itali dhe Shqipëri, ku mosha mesatare do të jetë 54 vjeç deri në vitin 2060. Parashikimet janë gjithashtu të këqija për Greqinë dhe Portugalinë, ku mosha mesatare do të jetë deri atëherë 52 vjeç.
Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia dhe Ukraina gjithashtu do të llogariten ndër vendet ku gjysma e popullsisë është pesëdhjetë vjeç e lart. Kosova në këtë aspekt qëndron më mirë, duke renditur në mesin e vendeve që mosha mesatare deri në vitin 2060 do të jetë 49 vjeç.

Mosha mesatare e kosovarëve sipas OKB-së në vitin 2060
Deri në vitin 2060, çdo vend në Evropë do të jetë “dyzet vjeç”, sepse mosha mesatare do të jetë mbi 40 vjeç në çdo vend, duke përfshirë Turqinë e sotme ende relativisht të re. /Ballkani.info/







