Kjo është data e lansimit të bashkëpunimit muzikor në mes Ritës dhe Fidanit

Valës së bashkëpunimeve ju kanë bashkëngjitur edhe dy artistët tjerë Rita Haziri dhe Fidan Gashi.

Dyshja përmes një postimi në rrjetin social Instagram kanë paralajmëruar për bashkëpunimin e radhës, shkruan lajmi.net.

Kënga do të publikohet në ora 18:00 me datë 3 qershor të këtij viti, e shumë detaje për këngën nuk ka dhënë dyshja.

Ndryshe projekti i fundit i dyshes titullohet “Me tupana ndizet zemra” dhe deri tani ka arritur mbi 9 milionë klikime në Youtube.