Kjo është agjenda e plotë e ceremonisë së pranimit të vaksinave kundër COVID-19

24 mijë doza të vaksinës Anti-COVID do të vinë sot në Kosovë nga COVAX.

Ceremonia e pranimit të vaksinave do të mbahet sot në orën 20:15 në Aeroportin “Adem Jashari”.

Kjo është agjenda e plotë e ceremonisë:

Më poshtë gjeni agjendën e plotësuar të ceremonisë së pranimit të vaksinave kundër COVID-19 që mbahet sonte, 28.3.2021, nga ora 20:15, në ANP “Adem Jashari”.

20:00 – Mbërritja në aeroport (Terminali VIP)
20:15 – Fillimi i ceremonisë
20:20 – Fjalimet

1.Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

2.Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia.

3. Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Riccardo Serri.

3. Përfaqësuesi i Shteteve të QUINT-it, Shkëlqesia e Tij, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abbott.

4. Përfaqësuesja e Kombeve të Bashkuara e Ekipit për Kosovë, znj. Ulrika Richardson.

20:40 – Përfundimi i ceremonisë.​