agjenda
Kjo është agjenda e Kurtit dhe Osmanit për 28 nëntorin
Për nder të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve dhe te shtatoret e personaliteteve historike.
Aktivitetet si në vijim:
Vendi: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz
Koha: 09:00
Vendi: Shtatorja e Ismail Qemalit, Prishtinë
Koha: 10:00
Vendi: Shtatorja e Zahir Pajazitit, Prishtinë
Koha: 10:20