Kryeministri Avdullah Hoti pritet që gjatë ditës së sotme të zhvillojë disa takime.
Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media bën të ditur se Hoti sot merr pjesë në takimin konsultativ të nivelit të lartë, me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore” të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.
Kjo ngjarje zhvillohet në Hotel “Emelard” rreth orës 10:00.
Më pas, Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë takim me Inspektoratet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Vendi i këtij takimi do të jetë ndërtesa e Qeverisë, rreth orës 14:30.







