King Vali Carleone e quan proces të montuar burgosjen e tij: Dërguan një vajzë të me manipulonte

Vali Carleone në mesazhet që i ka dërguar më zë Express Rozë 2-3 ditë para se të arrestohej e kishte nuhatur që Policia e Kosovës është duke e përcjellur atë, edhe pse King Vali Carleone ja huq në deklaratat e tij

Policia e Kosovës e ka arrestuar atë për posedim të armëve pa leje dhe të narkotikëve, por Vali thotë një vajzë i bëri kurth atij, por të cilës nuk ia përmend emrin.

“E kuptova se ajo vajza, pastaj në fund, doli patriote ku ka luajt me disa elemente që ka pas mikrofona nëpër trup e ku me ka thanë të du shumë, por jo seks”, thotë Vali në këtë audio incizim.

Sipas tij, më vonë ajo i ka treguar se nga kush vinë ato!Reklamë

“Por, nëse unë bojsha seks me të, ku unë e kam refuzu në fund tuj dashtë me bo seks se ajo tranohet pas meje, i bije se ma kanë qit mue kinse dhunim edhe mua mem turpëru para popullit dhe burg plus të parën”, thotë ai.  

Sipas tij këtë e ka bërë shteti i Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Por, Policia e Kosovës ka tjetër tregim nga ai Valit. Sipas tyre, Vali është arrestuar për dy vepra penale, njëra për “mbajtje në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Të gjitha këto Policia e Kosovës i kishte gjetur në shtëpinë e Valit.