Për shumë njerëz, minjtë janë mysafirë të padëshiruar në shtëpi. Por në Kinë, ato shpesh mund të jenë një vakt i “shijshëm”.
Minjtë “bambu” , të konsideruar si një burim i mundshëm i koronavirusit, ka qenë një ushqim shumë i kërkuar ndër shekuj në Kinë dhe shquhej për “vlerën e tyre ushqyese”.
Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mishi i tyre mund të detoksifikojë trupin e një personi dhe mund të përmirësojë ndjeshëm funksionet në stomak. Megjithëse ekziston një teori që virusi korona lindi në një treg kafshësh në Wuhan (origjina e virusit), kinezët ende nuk i shkëputen traditës dhe minjtë, janë ende prezent në tryezat e tyre të ngrënies.







