Kina dërgon raketa në Serbi

Një sistem i sofistikuar kundërajror kinez iu dorëzua së fundi Serbisë, aleatit rus.

Raketat kineze u dorëzuan përmes një operacion të mbuluar këtë fundjavë.

E kjo ndodhi pikërisht në kohën kur shqetësimet perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan, në kohë të luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen në rajon.

Mediat dhe ekspertët ushtarakë kanë deklaruar se gjashtë avionë transporti Y-20,të Forcave Ajrore Kineze janë ulur në aeroportin civil të Beogradit mëngjesin e së shtunës, duke raportuar se mbanin sisteme raketore tokë-ajër HQ-22, për ushtrinë serbe.

Avionët kinezë të mallrave me shenja ushtarake janë fotograf në aeroportin “Nikola Telsa”, në kryeqytetin serb.

Dorëzimi i këtyre armëve mbi territorin e të paktën dy vendeve anëtare të NATO-s, Turqisë dhe Bullgarisë, nga ekspertët u pa si një demostrim i shtrirjes globale në rritje të Kinës.