Kina

Kina censuron serialin e famshëm “Friends”

Transmetimi i serialit të famshëm të viteve 1990 “Friends” u ndërpre në kanalet kineze ditën e premte kur fansat vunë re se çdo e dhënë për homoseksualitetin e një prej personazheve femër ishte zhdukur.

Në rrjetin social Weibo, ekuivalenti i Twitter në Kinë, hashtagu #FriendsCensored është parë dhjetëra miliona herë. Në qendër të vëmendjes janë ndryshimet e bëra në episodin e dytë të sezonit të parë, i transmetuar nga platformat kineze Bilibili, Tencent, iQiyi dhe Youku.

“Zbulova se të gjithë dialogët që përmendnin homoseksualitetin e Carol, ish-gruas së Ross, ishin prerë. Ato janë të dukshme që janë hequr”, ka shkruar një përdorues, mesazhi i të cilit ka marrë më shumë se 177,000 pëlqime.

Fuqia komuniste ka rritur censurën vitet e fundit ndaj temave “të ndjeshme” si seksualiteti, dhuna apo politika, veçanërisht brenda veprave të importuara.

Seriali i transmetuar nga viti 1994 deri në 2004 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shumë i njohur në Kinë, ku miliona njerëz e kanë parë në DVD. Shumë të rinj kinezë thonë se mësuan anglisht me ndihmën e “Friends”, i cili ishte transmetuar më parë nga Sohu midis viteve 2012 dhe 2013, pa u censuruar.

Është e paqartë nëse ndryshimet në episodet e “Friends” u bënë nga autoritetet vendase.