Kinë

Kina bllokon shitjen e gati të gjitha modeleve të iPhone

Furnizuesi amerikan i çipeve Qualcomm Inc. tha të hënën se i kishte mbërritur një urdhër paraprak nga një gjykatë kineze për të ndaluar importimin dhe shitjen e disa modeleve të iPhone të Apple Inc. në Kinë për shkak të shkeljeve të patentave.

Vendimi paraprak ndikon në thuajse të gjitha modelet e iPhone nga iPhone 6S në iPhone X, të cilat shiten me versione të vjetra të sistemit operativ të Apple iOS.

Në një deklaratë, Apple tha se iPhone e saj do të vazhdojë në shitje në vend, me softuer të ri.

Qualcomm me bazë në Kaliforni, furnizuesi më i madh në botë i çipave për telefonat mobil, fillimisht e parashtroi rastin e saj në Kinë në fund të vitit 2017.

Vendimi erdhi nga Gjykata Popullore Intermediate e Fuzhou-t në Kinë, gjykata e njëjtë që më parë këtë vit e ndaloi importimin e disa prej çipave të mikroprocesorëve në Kinë.