Kim Kardashian haptazi ka folur për atë se kur ka qenë adoleshente e ka shkelur ligjin me motrën e saj Khloe Kardashia.
Në të vërtetë ato të dyja para shumë vitesh kishin vjedhur syze nga dyqani “Dior”.
“Ishim në Havaje dhe kemi parë një dyqan ‘Christian Dior’ dhe askush nuk punonte brenda. Na dukej sikur ishim në vend të egër dhe se dyqani ishte i braktisur”, ka rrëfyer Kim dhe duke qeshur ka shtuar se Khloe kishte dëshirë të madhe që të kishte syze “Dior”, prandaj i ka marrë dhe kishte dalë nga dyqani.
Edhe pse motrat kishin shkelur ligjin, Kim ka thënë se i kanë pëlqyer shumë syzet që kishin vjedhur. “Syzet ishte të bukura, aq shumë na kanë pëlqyer, sa ende i ruajmë. Janë tepër të ëmbla”, ka thënë Kim për revistën “Bustle”.







