Kim Kardashian mezi e realizon fotografinë e parë me katër fëmijët

Superylli televiziv, Kim Kardashian, këtë kohë ishte në qendër të vëmendjes.

Kjo ngase ajo u përfol mjaft shumë nga fansat e saj për një dështim që bëri me ‘photoshop’, derisa u shfaq me gjashtë gishta në këmbë bashkë me motrën, Kylie Jenner.

Sidoqoftë, 38-vjeçarja është duke shijuar mjaft shumë jetën si nënë e katër fëmijëve, e cila së fundmi po kalon disa ditë pushimi me familjen në Bahamas.

Me këtë rast, zeshkania ka ndarë fotografinë e parë me katër fëmijët, që prej se u bë nënë e një djali para pak muajve.

Kim ka pozuar në rërë në Bahamas me: Psalm, 3 muajshe,Chicago, 19 muajshe, Saint, 3 vjeçe dhe North, 6 vjeçe. “Mendoja që të bësh foto me tre ishte e vështirë, por kjo qenka e pamundur”, ka shkruar Kardashian krahas këtij imazhi.

Ajo duket mjaft në formë përkundër viteve, linjat trupore të së cilës janë për t’u admiruar.

https://www.instagram.com/p/B1cCe6DgKHa/

loading…