Kim i zhgënjen fansat

Starleta amerikane dhe ylli i reality TV Kim Kardashian (38) udhëtoi në Paris, ku u vendos në hotelin luksoz Ritz. Megjithatë, këtë herë ajo e tërhoqi vëmendjen me kombinimin e modës i cili i zhgënjeu adhuruesit e saj.

Kim e kishte veshur një kombinim të badit dhe kominoshes, ndërsa siç thanë adhuruesit e saj, me veshjen e pashije ajo përsëri e shtyu kufirin e pashijes.

“Është shtrënguar” në një kominoshe të ngushtë dhe i ka theksuar linjat, por përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ishin fare të kënaqur me pamjen, ndërkohë që edhe u kritikua.

“Duket pa shije dhe e lirë, definitivisht kështu nuk duhet të duket një zonjë, – ishte vetëm një nga komentet e shumta negative në rrjetet sociale.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, starleta me çorapet shkëlqyese kishte mbathur edhe sandale argjendi, kështu që shumë adhurues u pajtuan se kjo ishte një nga gafat e saj më të mëdha deri më tani.

Ky është vetëm edhe një gabim i modës. Anëtarja e klanit Kardashian kohët e fundit i ka shokuar adhuruesit e vet, duke e veshur një kostum pothuajse të tejdukshëm me model të leopardit.