Kida ka menduar të bëjë diçka ndryshe për fansat e saj.

Kida gjatë kësaj periudhe është shumë e angazhuar me koncerte dhe xhirime, ndërsa ka kërkesa të shumta për intervista.

Në pamundësi që t’iu përgjigjet të gjithëve e të jetë e pranishme në çdo intervistë ku është ftuar, ajo ka menduar t’iu përgjigjet të gjithëve në Instagram.

Ajo thotë se më 25 dhjetor do të jetë e gatshme t’i përgjigjet të gjithë fansave dhe gazetarëve për çkado që janë kureshtarë të dinë për të.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I KIDËS, PA NDËRHYRJE:

“Pershendetje te gjitheve,

Per shkak te angazhimeve te shumta ne koncerte e xhirime, jo vetem une po te gjithe artistat e tjere besoj se e kane problemin e njejte, e kemi te pamundshme t’i pergjigjemi fteses se te gjithe gazetareve dhe te jemi prezent pa bere dallim ne emisione apo portale. Per kete arsye kom vendose qe me daten 25.12.2019 te jem LIVE ne Instagram ku te gjithe gazetaret e interesuar do ta kene mundesine te bashkbisedojne LIVE me mua ne intervisten time te pare ONLINE. Do te mundohem te pergjigjem ne pyetjet e te gjitheve dhe te ndaj kohen per te gjithe ata qe me kane ftuar e kerkuar ne emision. Biseda do te jete live nga te dy palet, ku do t’i pranoj kerkesat e gazetareve per tu bashkangjitur ne bisede. Ju falemnderoj nga zemra qe jeni gjithmone ketu per te informuar publikun e fansat me te gjitha te rejat rreth nesh.
Me respekt dhe dashni,
KIDA”.

https://www.instagram.com/p/B6TOJ_HBTyT/?utm_source=ig_embed