Ya Habibi
Kida dhe Oualid vijnë me këngën e re “Ya Habibi”
Këngëtarja shqiptare, Kida, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e ri muzikor.
Ajo ka bashkuar forcat me artistin e famshëm ndërkombëtar, “Oualid”, projekti i të cilëve titullohet “Ya Habibi”.
Teksti është shkruar nga vet protagonistët e këngës me producim nga YAM.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_15-25.png)
Dyshja, që interpretojnë në gjuhë të ndryshme, kanë realizuar një projekt të bukur ritmik.
Kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet që do të pëlqehet edhe nga publiku.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_16-23.png)
Orhidea Latifi (emri i vërtetë) shquhet për paraqitjet ekstravagante në klip dhe mjaft të veçanta.
Ajo po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte.