Nënkryetarja e LDK-së

Kica-Xhelili për arrestimet e shqiptarëve nga Serbia: Të shndërrohen në armë diplomatike

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar arrestimet që Serbia u bënë shqiptarëve të Kosovës, derisa edhe për kalimet transit ka shtuar se duhet pasur kujdes.

Sipas saj, shteti serb është peng i mendësisë shoviniste, duke nënvizuar edhe sulmin e bërë mbi opozitarin serb, Nikola Sanduloviq nga shërbimet sekrete serbe, transmeton KlanKosova.tv.

“Para 4 vitesh, Serbia arrestoi Nezir Mehmetajn. Tani, arrestoi dhe Hasan e Xhavit Dakën, plotësisht mbi baza etnike. Derisa Xhaviti u lirua, Hasani vazhdon të mbahet”, ka shkruar Kica-Xhelili.

Deputetja nga LDK, ka vazhduar të thotë se nga kjo praktikë e Serbisë, Kosova duhet ta nxjerr anën e mirë.

“Thirrjet tona për lirimin e Hasanit; kundërshtinë e arrestimeve, keqtrajtimeve e maltretimeve të shtetasve tonë mbi baza etnike nga shteti serb, duhen shndërruar në armë diplomatike e maturi politike që tejkalon vetveten”.

BONUS VIDEO: Hyseni i PSD-së: Ardhja në Qeveri, Kurtin e ka ndryshuar tërësisht