Kiara Tito merr surprizën e veçantë, zbulohet emisioni i rradhës ku do t’a shohim moderatoren

Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania, Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel si moderatore. Duket se ajo ka marrë besimin e drejtuesve të këtij televizioni, për të moderuar një emision përgjatë verës.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije për Vip Magazine se ajo do të marrë drejtimin e emisionit “Kepi i Tundimeve”, i cili këtë sezon do të vijë i konceptuar ndryshe.

Kujtojmë se tashmë Kiara po jeton dashurinë e saj me Luizin, fituesin e edicionit të dytë të këtij programi me të cilin u njoh brenda shtëpisë. Ata u martuan duke kurorëzuar dashurinë në një ceremoni zyrtare në Bashkinë e Tiranës.

Pas eksperiencës në “BBV”, Kiara ka qëndruar më e tërhequr ndërsa Luizi ka nisur koncertet në Shqipëri dhe Kosovë. Kujtojmë se Luizi po punon edhe për një film, ku protagonistja femër do jetë Olta Gixhari.