Ministri i Brendshëm ukrainas ka thënë se dhjetëra civilë janë vrarë pas sulmeve në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, më 28 shkurt.

Beteja për të fituar kontrollin e këtij qyteti verilindor është bërë ndër më të ashprat, prej kur Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë.

Analisti i sigurisë, Ruslan Leviyev ka thënë për televizionin, Current Time se forcat ruse kanë shtuar sulmet me raketa pasi ofensiva tokësore ka ngecur.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan raketa që zbarkonin në Kharkiv.

Rusia ka mohuar më parë se ka shenjëstruar zonat e banuara.

Tymi i zi mund të shihej gjithashtu nga një qendër tregtare e shkatërruar në qytetin Khernihiv, në veri të Ukrainës.

Pamjet në këtë video janë verifikuar nga BBC, por burimet e disa rubrikave nuk dihen.