Këto veprimtari lejohen të punojnë nga dita e hënë (LISTA E PLOTË)

Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomikë.

Veprimtaritë e lejuara janë dhënë në këtë vegëz:

Qarkullimin e lirë të bizneseve dhe punonjësëve lehtësohet nga ATK, përkatësisht sistemi elektronik EDI. Me dokument konfirmimi nga ATK EDI dhe vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë mundësohet:
 – qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë,
 – transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit – si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim deri te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit – për veprimtaritë e lejuara.