Kryetari i Suharekës së karantinuar ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook se të gjashtë mostrat e marra nga qytetarët e kësaj komune kanë rezultuar negativë.

Kujtojmë që sot Ferizaj shënoi 35 raste të reja, ndërsa rritje e numrit bindshëm u shënua edhe në Prizren, shkruan Ballkani,info

Ky është postimi i plotë i lajmit të mirë nga Muharremaj:

Një lajm i mirë për Suharekën ?

Nga 6 mostra të marra, të gjitha kanë rezultuar negative. Pra, asnjëri prej tyre nuk është me virusin Covid-19

Ne mund ta parandalojmë vetëm duke i respektuar rregullat nga institucionet shëndetësore.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Bali Muharremaj