Këto janë pikat e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit

Siç thuhet në njoftimin e Kuvendit, në rend dite janë tri pika.

“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare”, ka njoftuar zyra për medie e Kuvendit.

Kjo seancë do të zhvillohet pa prezencën e gazetarëve.

“Në funksion të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 dhe në respektim të rekomandimeve të institucioneve gjegjëse, ju njoftojmë se në këtë seancë nuk do të ketë prezencë të mediave në galerinë e sallës plenare të Kuvendit. Mediat megjithatë mund të qëndrojnë në hapësirën e përcaktuar në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.