Këto janë pagat mesatare në vendet e Ballkanit

Sipas të dhënave të Demostad, pagat mesatare më të larta mujore në rajon i ka Sllovenia dhe Kroacia, ndërsa më ultat Kosova (360 euro), Maqedonia (376 euro) dhe Shqipëria (378 euro).

Artikulli i Demostad i referohet veçantisht pagës mesatare prej 422 euro të Serbisë, e cila duket të jetë ndër më të ultat në Evropë dhe në rajon, transmeton ballkani.info.

Pagat mesatare në Bosnje-Hercegovinë janë 440 euro, Mali i Zi 512, Kroacia 832, Sllovenia 1,077, Hungaria 703, Rumania 535 dhe Bullgaria 457 Euro.

Paga e ulët mesatare në Serbi bëhet e qartë kur krahasohet me ekonomitë më të forta të Bashkimi Evropian, tha një deklaratë për shtyp e Demostatit dhe shtoi se paga mesatare neto në ato vende është deri në 8 herë më e lartë se në Serbi.

Pagat e ulëta në Serbi janë një pasqyrim i situatës së keqe ekonomike, tha Demostat.