Pagat

Këtë rritje të pagave do të kenë mjekët

Komisioni për shëndetësi gjatë ditës së sotme ka hartuar amandametin me disa propozime për kategorizimin e pagave, këto amandamente do të paraqitën në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur anëtari i këtij komisioni, Haxhi Avdyli (LDK).

Ai ka hedhur në ‘Facebook’, një shkrim ku ka treguar se si  do të bëhen rritjet.

Më poshtë, shkrimi i plotë i Haxhi Avdylit:

Të nderuar kolegë , profesionistë shëndetësor, duke marrë parasysh kërkesat tuaja të bëra përmes FSSHK-së ,Odave dhe personalisht për ligjin e kategorizimit të pagave , sot me dt 8.11.18 komisioni për shëndetesi ka hartuar këtë amandament me këto propozime, që do paraqitet për votim ne kuvend :
1.mjeku specialist ( të gjithe specialist plus ata familjar e stomatolog ), koeficienti 4.5 e 5 te zevëndsohet me koeficientin 6 .
2 .mjeku,stomatologu,farmacisti në specializim , nga 3.65 të zëvendësohet me koeficientin 4.5
3. Mjeku i pergjithshem nga 3.4 në 4.0
4.fizioterapeutët në 3.20
5.infermierët bachelor nga 2.2 ne 3.0
6. Infermieret tjerë nga 1.9 në 2.4
7. Ndihmës infermier nga 1.7 në 2.0.
Poashtu çdo amandament tjetër të propozuar që permireson gjendjen e punëtorëve shëndetësor do perkrahet.
Tash mbetet kuvendi ta përkrahë këtè propozim amandament për tiu bashkangjitur ligjit për kategorizim të pagave.( 1=239€)