Këta pritet të jenë pesë deputetët e rinj të LDK’së

Sot është arritur marrëveshja për krijimin e koalicionit LDK-VV, dhe nesër pritet që të votohet qeveria e re e drejtuar nga kryeministri, Albin Kurti.

Qeveria e re do të ketë 15 ministri, tre prej të cilave do u takojnë minoriteteve. VV dhe LDK do kenë nga gjashtë secila.

Gazeta Express ka raportuar se LDK do të prozojë këta emra për ministra:

Anton Quni është propozuar për Ministër të Mbrojtjes. Besian Mustafa për Ministër të Bujqësisë. Hykmete Bajrami për Ministre të Arsimit. Vlora Dumoshi është propozuar për Ministre të Kulturës, derisa Lumir Abdixhiku për Ministër të Infrastrukturës, si dhe Agim Veliu për Ministër të Punëve të Brendshme, me ç’rast komuna e Podujevës do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Po ashtu, Avdullah Hoti do të jetë zëvendës kryeministër.

Prej këtyre emrave, pesë prej tyre janë edhe deputetë të Kuvendit, dhe kështu do të lëshojnë rrugë për pesë emrat tjerë në listëm zgjedhore të LDK’së, të cilët kanë më së shumti vota.

FIDAN REKALIU M 7 717

SHKUMBIN GASHI M 7 434

XHAVIT UKA M 7 549

HATIM BAXHAKU M 7 948

BESA GAXHERRI F 7 075

Gjithsesi, ende partitë duhet të shtojnë emrat e zëvendës ministrave në ministritë përkatëse, dhe kështu mund të ketë më shumë deputetë të rinj nga ana e partive të pozitës së mundshme