Kështu uron 8 marsin Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Haradinaj, me një fotografi bashkë me nënë e tij, ka uruar 8 marsin duke bërë thirrje që edhe më tej shoqëria të angazhohet në forcimin e rolit të gruas,

“Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!’, ka shkruar mes tjerash Hardinaj.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, kurse gruaja ka qenë gjithmonë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar. Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Na takon të gjithë neve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!