Dëme të mëdha janë shkaktuar si pasoj e erës së fortë, Istogu pothuajse ka mbetur i tëri pa energji elektrike.

Këta drunj pothuajse e kanë bllokuar rrugën.

E krejt kjo ka ndodhur si pasoj e erërave të forta të cilat fryn mbrëmë në komunën e Istog.

Bile për të liruar rrugën dolën edhe vet banorët.

Ata thonë se dëmet që ju shkaktuan si pasoj e erës së fort janë të mëdha.

E gjithë komuna e Istogut pothuajse ka mbetur edhe pa energji elektrike.

Kjo pasi që erërat e forta kë dëmtuar rënd rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Madje janë rrëzuar edhe shtyllat elektrike.

E për të sanuar sadopak këto dëme në terren kanë dal edhe ekipet e KEDS-it.

Dëme nga më te ndryshmet, kishte pothuajse në tërë Istogun.

Se gjendja është alarmante e thotë edhe kryetari i komunës  Haki Rugova.

Ai thotë se ekipet emergjente kanë dal në terren.

E të premten këto zona pritet ti vizitoj edhe kryeministri Albin Kurti.