Janë të dyja këngëtare me moshë të përafërt.

Por, përpos se kolege, Albërie Hadërgjonaj dhe Remzie Osmani janë edhe mike të afërta, shkruan Ballkani.info.

Ka qenë Albëria ajo e cila në Instagram ka hedhur një fotografi ku shihet bashkë me Remziën të cilën e quajti “Me yllin e këngës”.

Kjo foto e shkëputur nga një xhirim për festat e fundvitit është një dëshmi e mirë që mbase dy këngëtaret mund të vijnë edhe me një duet./Ballkani.info/