Këshilltarja e Kurtit në mbështetje të Dick Marty

Duket se fjalimi i kryeministrit në shkuarje, Albin Kurti, i cili në Parlament përmendi shtëpinë e Verdh nuk i ka mjaftuar këshilltares së tij, Fellenza Podrimja.

Ajo përmes profilit në Twitter ka komentuar një fotografi të publikuar nga Endriti, i biri i presidentit Thaçi, i cili kishte postuar një fotografi ku shihet Thaçi duke prerë një pipë, i cili mbante fotografinë e kryeministrit Kurti. “Pipi i njeriut më të kërkuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçit, paska postuar në IG”, ka shkruar ajo në Twitter.

Gjykata Speciale është ndërtuar mbi pohimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili kishte akuzuar UCK-në për krime c ‘njerëzorë dhe trafikim të organeve.