Këshilltari i Thaçit: Të gjithë e dimë që liberazimi nuk ndodh këtë vit

Bekim Çollaku, Këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në emisionin “Click” në RTV21 tha të gjithë e dimë që liberazimi nuk mund të ndodh këtë vit.

Çollaku tha se i kemi humbur tri vite në liberalizimin e vizave pikërisht për shkak të inateve personale.

“Nuk e kemi marrë liberalizimin, mirëpo po shihet që nga 2016-ta kur e kemi marrë rekomandimin nga komisioni evropian, tani jemi në fundin e vitit 2018-të dhe asgjë nuk kemi të sigurt se a do ta marrim këtë vit vendimin sepse liberalizimi nuk mund të ndodh këtë vit dhe këtë gjithkush e dinë, por së paku jemi duke bërë përpjekje që të futet në agjendë dhe të shohim se çfarë do të jetë vendimi dhe pse aty ka plotë të panjohur”, ka thënë Çollaku