Këshilltari i Pacollit sulmon zv/kryeministren e Nismës: Hajgare e gaz jeni duke bërë

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka kritikuar zëvendëskryeministren e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e cila sot ka vizituar Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël, ku edhe është shprehur se Gjykata Speciale duhet t’i sjell para drejtësisë̈ edhe ata që kryen krimin e gjenocidit në Krushë të Madhe.

Zyberaj ka ironizuar me zëvendëskryeministren, duke e pyetur atë se si do ta zgjidhte këtë çështje.

Shkrimi i tij pa ndërhyrje në rrjetin social facebook:

Me kuriozitet te madh e kisha pyet zvkryeministren qysh e mendon kete pune. A e ka idene qysh me ia ba?

Nese po, cka asht tuj ba dhe kur ka me vepru.

Apo veq hajt sa me than diqka?

Mosni more se hajgare e gaz jeni tuj u ba.